Telegrafi

Ronaldo: Dua të përfundoj karrierën te Reali

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka folur për media gjatë nënshkrimit të rinovimit të kontratës.

Portugezi ka thënë se do dëshironte të përfundonte karrierën te Los Blancos.

“Dua të luaj deri në 41 vjet. E kam takuar Di Stefanon dhe ai më tha ‘Vazhdo kështu kampion, je më i miri”.

“Ajo që dua më së shumti është të vazhdoj të kënaqem në vitet që më kanë mbetur. Kam edhe dhjetë para”.

“Askush nuk e din çfarë sjellë e ardhmja. Do jem këtu edhe për pesë vitet e ardhshme. E kam thënë disa herë, e kam këtë klub në zemër. Është pjesë e imja dhe zë një vend special në zemrën time”.

“Natyrisht që do doja të përfundoja karrierën këtu, dua të jem këtu edhe për shumë vite, duke rishkruar historinë”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/