Telegrafi

Ronaldo do të mirëpritet nga tifozët e United

Të mërkurën mbrëma, superylli i Real Madridit do të ndeshet me ish-bashkëlojtarët e tij në Santiago Bernabeu, ndërsa më pas do të udhëtojë në Mançester për ndeshjen e kthimit, ku do ta presin tifozët të cilëve, mes tjerash, ua dhuroi tre tituj të Ligës Premier, një të Kupës FA, një titull të Ligës së Kampionëve dhe një trofe të Kupës së Botës për Klube.

“Tifozët e kanë vlerësuar sa ka qenë këtu, ndërsa edhe pasi ka shkuar ata e brohorasin emrin e tij”.

“Ai erdhi këtu si i ri dhe u largua si një lojtar i klasit botëror. Ai tregoi shumë respekt kur u largua dhe akoma e shfaq atë respekt (për Unitedin), ka theksuar Ferdinand. /Telegrafi/