Telegrafi

Ronaldo do të marrë 13 milionë euro pagë vjetore

Ronaldo është në prag të kompletimit të transferimit të tij në Real Madrid, që kur Manchester United pranoi ofertën rekorde, prej 94 milionë eurosh.

Reali tash duhet të caktojë kushtet personale me portugezin, para se ai të prezantohet edhe zyrtarisht si lojtar i ri i klubit spanjoll.

Sipas Marca, Ronaldo jo vetëm që do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, por Reali do ta bëjë atë edhe futbollistin me përfitime më të mëdha.

Gazeta shkruan se Ronaldo do të marrë një pagë prej 13 milionë eurosh në sezon, ose një milion më shumë se sa lojtari me të ardhura më të mëdha për momentin, Zlatan Ibrahimovic, i cili në Inter merr 12 milionë euro në sezon.

Ronaldo do të marrë pagë po thuajse dyfish më të madhe se kapiteni Raul, i cili merr 7 milionë euro në sezon. Me marrëveshjen e re, portugezi do të marrë 1.083 milionë euro në muaj, ose 1 mijë e 500 euro çdo orë.