Telegrafi

Ronaldo: Do ta përfundoj karrierën te Corinthians

“Tashmë kam thënë se do të qëndroj këtu. Vetëm më duhet t’i finalizoj detajet e kontratës time. Unë jam lojtar i Corinthians dhe do ta përfundoj karrierën time këtu”, ka thënë Ronaldo për “AS”.

Fituesi i Topit të Artë dhe dikur lojtari më i mirë në botë ka thënë se do të vazhdojë të bashkëpunojë me klubin brazilian edhe pasi ta përfundojë karrierën si futbollist.

Ronaldo, i cili në Evropë ka luajtur për PSV, Barcelonën, Interin, Real Madridin dhe Milanin, po mundohet që të sigurojë një vend në përfaqësuesen e Brazilit për Kampionatin Botëror 2010. /Telegrafi/