Telegrafi

Ronaldo: Do ta fitojmë ‘el Classicon’ dhe La Ligan

“Unë jam i sigurt se do ta fitojmë ndeshjen ndaj Barcelonës në Bernabeu dhe më pas do ta fitojmë dhe La Ligan”.

“Megjithatë, nuk do të na nevojitej ndeshja ndaj Barcelonës nëse do të humbasim pikë ndaj Racing Santanderit, ose pjesa tjetër e rivalëve që kemi për t’i mposhtur. Ne duhet të hyjmë në secilin takim të fokusuar”.

“Ndeshja e parë ‘el Classico’ këtë sezon në Camp Nou, ishte ndeshja jonë më e mirë këtë sezon, që do të jetë dhe udhërrëfyes se si ta mposhtim Barcelonën në Bernabeu”, përfundoi Ronaldo.

Derbi i 161-të ‘el Classico’ zhvillohet më 10 Prill, me fillim nga ora 22:00 në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/