Telegrafi

Ronaldo do ta bartë numrin 9?

Ka pasur shumë spekulime me numrin që do të bartë superylli portugez, pasi që numrat e tij të mëparshëm janë të zënë. Numrin 7 (Manchester United) e bart kapiteni Raul, ndërsa numrin 17 (Sporting Lisbon) e bart Ruud van Nistelrooy.

Numri 9 është i lirë pas largimit të Javier Saviolas, dhe besohet se do të jetë pikërisht ky numër që do t’i jepet lojtarit më të mirë në botë për vitin 2008.

Fanellën e Real Madridit me numrin 9 e ka bartur legjenda Alfredo Di Stefano, ndërsa gjatë tre sezoneve të tij në Bernabeu e ka bartur edhe superylli brazilian Ronaldo.