Telegrafi

Ronaldo dhuron spektakël në stërvitje, paralajmëron Poloninë (Video)

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka dhuruar spektakël në stërvitjen e ekipit të tij kombëtar, një ditë përpara ndeshjes ndaj Polonisë.

Ronaldo është shfaqur në stërvitje i qetë dhe ka dashur t’u tregojë ndjekësve aftësitë e tij teknike.

Ai ka luajtur me topin dhe ka dëshmuar se do të jetë në gjendje të mirë në ndeshjen çerekfinale.

Portugalia do të luajë nesër me Poloninë në stadiumin “Velodrome” të Marsejës në ndeshjen e parë çerekfinale të “Euro 2016”.