Real Madrid do të luajë një nga tre ndeshjet e fundit të këtij sezoni në La Liga.
Madrilenët do të takohen para shikuesve të vetë në stadiumin Santiago Bernabeu me skuadrën e Sevillas.
Kjo ndeshje ka rëndësi të veçantë për skuadrën e Realit, e cila në rast ët fitores mund të bëhet skuadra e parë që shënon gol në 62 ndeshje radhazi në të gjitha garat, rekord që e mban Bayern Munich me 61 sosh, transmeton Telegrafi.
Edhe Cristiano Ronaldo mund të shënoi golin e 400 me Real Madridin, ani se skuadra spanjolle tashmë e ka uruar për këtë sukses, por sipas La Ligas një gol ndaj Real Sociedadit i llogaritet Pepes.
Kujtojmë se të gjitha ndeshjet e ligës elitare spanjolle do të fillojnë në ora 20:00. /Telegrafi/