Site icon Telegrafi

Ronaldo dhe Ramosi shokojnë Realin me këtë kërkesë

Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos kanë bërë kërkesë për largim nga Real Madridi.

El Chiringuito raporton se pas humbjes 1 -0 nga Atletico Madridi dyshja është takuar me presidentin e klubit Florentino Perez, të cilit i kanë bërë kërkesë për largim gjatë kësaj vere.

Perez besohet se ka tentuar ta qetësojë Ronaldon dhe ka kërkuar nga portugezi që ta analizojë situatën e tij në fund të sezonit.

Ndërkohë, Ramos,i cili verën e vitit të kaluar nënshkroi kontratë të re, i ka kërkuar Perezit që të dëgjojë ofertat për të.

Exit mobile version