Telegrafi

Ronaldo dhe De Ligt të gatshëm për Milanin?

Te Juventusi janë të i sigurt që Cristiano Ronaldo dhe Matthijs de Ligt do të jenë të gatshëm për të luajtur me Milanin të dielën.

Ronaldo u zëvendësua në 10 minutat e fundit në fitoren 2-1 të Juves ndaj Lokomotiva Moskës, ku trajner Maurizio Sarri, tha se ishte për ta parandaluar ndonjë dëmtim.

De Ligt, ndërkohë, e kishte humbur udhëtimin në Rusi pas një lëndimi të lehtë në këmbë, që e mori në Derby della Mole ndaj Torinos në fundjavën e kaluar.

Matthijs de Ligt . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Gazetar i Goal.com, Romeo Agresti, shkruan se dyshja e kanë stërvitur veçmas nga skuadra të premten, por që ka optimizëm se do të jenë të gatshëm të përballen me Milanin.

Cristiano Ronaldo . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Portugezi ka më shumë gjasa të luajë si statues më shumë se sa mbrojtësi, i cili mund të jetë vetëm si zëvendësues. /Telegrafi/