Telegrafi

Ronaldo dhe Benzema tallen keq me Vazquezin, e ‘kapin’ si fëmijën para ndeshjes (Video)

Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema kanë dhuruar doza argëtimi në tunelin e Santiago Bernabeut, duke e ngacmuar bashkëlojtarin e tyre, Lucas Vazquez.

Sulmuesi portugez dhe ai francez kanë qenë në humor të mirë dhe kanë relaksuar bashkëlojtarët e tyre përpara takimit me Alavesin, pasi ata kanë ngacmuar anësorin spanjoll, Vazquez.

Derisa lojtarët ishin të përgatitur për të hyrë në fushë në Santiago Bernabeu, futbollistët u siguruan se ata të gjithë ishin duke mbajtur në dorë nga një fëmijë të vogël.

Lexo po ashtu Ronaldo vjen me një gjest të pahijshëm, ia fut gishtin në prapanicë Pepes (Video)

Megjithatë, gjithçka nuk shkoi sipas planit, pasi Vazquez u ngacmua nga të dy, Ronaldo dhe Benzema, të cilët ia zgjatën dorën sikurse një fëmije të vogël, duke krijuar të qeshura në tunelin e stadiumit.

Me këtë humor qeshi edhe vet spanjolli, i cili refuzoi me sportivitet të bashkohet me ta para hyrjes në lojë.

Ndryshe, Vazquez është njëri nga anëtarët më të shkurtër të skuadrës së Zinedine Zidane në vetëm 1.72 m. /Telegrafi/