Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale kanë filluar stërvitjet te skuadra e Real Madridit.
Të dy munguan në fitoren 0-2 ndaj Espanyol, por pritet të jenë gati për duelin e nesërm ndaj Villarrealit.
Edhe uellsiani edhe portugezi pritet të startojnë nga minuta e parë në takimin e vlefshëm për La Liga, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se kjo ishte paraqitur herën e fundit në takimin kundër Sporting Lisbonës, të cilën madrilenët e fituan në sekondat e fundit me rezultat 2:1.
Vlen të theksohet se Los Blancos aktualisht janë lider të ligës elitare spanjolle me pikë maksimale, përkatësisht 12 sosh. /Telegrafi/