Telegrafi

Ronaldo dhe Bale rinovojnë me Realin, blindohet dyshja

Treshja e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Keylor Navas janë pajtuar që të rinovojnë kontratat me klubin.

Cadena Cope raporton se të tri lojtarët tashmë kanë nënshkruar rinovimet me Los Blancos dhe së shpejti do t’u japin fund spekulimeve.

Toni Kroos dhe Luka Modric po ashtu verbalisht janë pajtuar që të rinovojnë, por ende nuk kanë nënshkruar, teksa Pepe, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, po ashtu do të nënshkruiajë rinovimin me t’u kthyer nga ndeshjet me kombëtaren e Portugalisë, shkruan Telegrafi.

Ky raport në median spanjolle sugjeron se kontratat e Dani Carvajal dhe Lucas Vazques do të zgjidhen në fund të sezonit.

Në anën tjetër klubi nuk planifikon të hapë bisedimet me Iscon, i cili ka kërkuar ngritje të pagës, shumë që Juventusi ia ofroi gjatë verës.

Klubi nuk dëshiron t’ia plotësojë këtë dëshirë lojtarit dhe po mendon shitjen e tij në fund të sezonit. /Telegrafi/