Telegrafi

Ronaldo dëshiron të shmangë Manchesterin në LK

Fitorja e United në takimin e nesërm të grupit B kundër CSKA Moskës do të siguronte kualifikimin e ekipit anglez, derisa kualifikimi i Realit ende nuk është i garantuar.

“Nuk dua të luaj me United në fazën e eliminimeve, ata janë një ekip i fuqishëm dhe unë kam shumë miq atje”, ka thënë Rolando, i cili iu bashkua Realit këtë verë për një shumë rekorde prej 96 milionë euro.

“Kam luajtur gjashtë vite në Old Trafford dhe kam shumë miq në atë klub, por ndoshta nëse takohemi në finale do të jetë mirë. Do të jetë shumë vështirë nëse luajmë kundër Untied, por të jem i sinqertë nuk dua të luaj me ta”, ka thënë portugezi./Telegrafi/