Telegrafi

Ronaldo dëshiron të luajë kundër Unitedit në Shkup

Cristiano Ronaldo do t’i filloj stërvitjet më 5 gusht me Real Madridit.|

Portugezi ka paralajmëruar rikthimin gjatë javës së ardhshme në Madrid, ku doi t’i bashkohet bashkëlojtarëve në ushtrimet që do të zhvillohen në Spanjë.

Megjithëse trajneri Zinedine Zidane kishte pohuar se CR7 nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Super Kupës së Evropës kundër Machester Unitedit, mediat spanjolle raportojnë të kundërtën.

“Ronaldo dëshiron të luajë kundër Unitedit”, shkruhet në ballinën e së përditshmes spanjolle AS.

Ky është një lajm shumë i mirë për tifozët shqiptarë, të cilët do të kenë mundësi ta shohin më 8 gusht në Shkup, ku edhe luhet Superkupa e Evropës. /Telegrafi/