Cristiano Ronaldo ka thënë se është i gatshëm për të luajtur ndeshjen e parë të sezonit të Ligës Premier me Manchester Unitedin.
Djajtë e Kuq e nisin sot (e diel) sezonin e tyre në Ligën Premier me ndeshjen në Old Trafford ndaj Brightonit.
Kjo ndeshje do të jetë e parë në kampionatin anglez për trajnerin e ri Erik ten Hag, i cili synon ta nis pozitivisht aventurën e tij te Unitedi.
Njëri nga ‘problemet’ kryesore të verës për trajnerin holandez ishte Ronaldo, i cili kërkoi largimin nga klubit, por deri tani një gjë e tillë nuk u materializua.
Shkaku i kësaj kërkesë, portugezi mungoi në përgatitjet parasezonale të Unitedit në Tajlandë dhe Australi, teksa luajti vetëm disa minuta në miqësoren ndaj Rayo Vallecanos.
Megjithatë, sulmuesi 37-vjeçar ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram për të treguar se është i gatshëm për ndeshjen e parë të sezonit 2022/23 në Ligën Premier.
“Jam i gatshëm”, ka shkruar Ronaldo në postimin e tij në profilin privat në Instagram.
Ndeshja ndaj Brighton pritet të fillojë nga ora 15:00 dhe mbetet të shihet nëse Ten Hag do t’ia jap një fanellë titullari. /Telegrafi/
Today's the day.
Our 2022/23 #PL campaign starts now! 👊🔴#MUFC || #MUNBHA
— Manchester United (@ManUtd) August 7, 2022