Site icon Telegrafi

Ronaldo bojkotoi ceremoninë e ‘The Best’, reagim i ashpër nga FIFA

Cristiano Ronaldo e ka bojkotuar edhe një herë ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga FIFA.

Ylli portugez nuk është hera e parë që e bëri këtë gjë, pasi edhe në vitin e kaluar nuk mori pjesë në gala mbrëmjen e shtëpisë më të madhe të futbollit në botë.

Vitin e kaluar Luka Modric e fitoi çmimin e me të mirit nga FIFA, derisa 34-vjeçari kishte refuzuar të merrte pjesë, e që ishte kritikuar nga zyrtarët e lartë të federatës.

Në natën e kaluar Lionel Messi u shpall lojtari më i mirë në botë, duke e mposhtur Virgil van Dijkun dhe sulmuesin portugez, që vendosi të qëndronte në shtëpi.

Duke e pasur parasysh faktin se Ronaldo jeton vetëm 150 kilometra larg Milanos, vendimi i portugezit për të mos marrë pjesës në çmimet e FIFA-s u kritikua edhe më shumë nga tifozët dhe gazetarët.

Lexo po ashtu Ronaldo poston mesazh të koduar pasi injoroi gala mbrëmjen për çmimin ‘The Best’

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk e mbajti aspak sekret zhgënjimin e tij me mungesën e Ronaldos.

Infantino e lavdëroi Messin duke thënë se e meriton plotësisht çmimin dhe se është i lumtur që argjentinasi më në fund e shtoi edhe këtë çmim në koleksionin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version