Cristiano Ronaldo ka bërë thirrje që çështja e përdhunimit kundër tij të pushohet.
Ylli i Portugalisë dhe i Juventusit pretendon se avokatët që veprojnë për modelen Kathryn Mayorga fshehurazi i dhanë policisë dokumente të vjedhura.
Kohët e fundit doli se Mayorga po kërkon për 60 milionë euro dëmshpërblim nga futbollisti.
Kjo vjen pasi ajo e akuzoi atë për sulm seksual ndaj saj në një dhomë hoteli në Las Vegas pasi u takua në një natë në vitin 2009, kur ajo ishte 25 vjeç.
Ronaldo e mohon me forcë pretendimin.
Avokatët e ‘Christiansen Trial’, të cilët po veprojnë për Ronaldon, tani pretendojnë se avokati i saj ka përdorur taktika të fshehta, raporton Mirror.
Ata pretendojnë se Stovall dhe Associated nuk arritën të zbulojnë qindra dokumente në lidhje me hetimin e policisë që u zbulua nga faqja Football Leaks.
Ata pretendojnë se Stovall i dha dokumentet e hakuara policisë së Las Vegasit për të dëshmuar dhe për të rihapur çështjen.
Ekipi i Mayorga iu drejtua hakerëve për më shumë dokumente, pa e zbuluar këtë në gjykatë, thonë avokatët e Ronaldos.
Ata tani kanë ngritur një kërkesë emergjente duke kërkuar që Stovall dhe Associated të skualifikohen dhe çështja të pushohet, dhe një tjetër të vulosë të gjitha dokumentet e ndjeshme.
“Asnjë sanksion më pak se shkarkimi nuk do të mjaftojë”, thuhet në një gjykatë federale që u mbajt më 27 maj.
“Të paktën, Stovall duhet të skualifikohet nga veprimi si këshilltar në këtë çështje”.
Një gjykatës federal i magjistraturës ka ndaluar planet që Stovall të marrë në pyetje dëshmitarët, përfshirë Ronaldon, derisa gjykatësi i Las Vegas të vendosë nëse do të pushojë çështjen, për të skualifikuar avokatët e saj dhe për t’i ndëshkuar ata. /Telegrafi/