Site icon Telegrafi

Ronaldo bëhet me trajner të ri, Luis Castro pranon ofertën e Al Nassr

(Foto: Getty Images)

Luis Castro e ka pranuar ofertën për t’u bërë trajneri i ri Al Nassr, ku do ta ketë shansin të punojë me superyllin Cristiano Ronaldo.

Goal konfirmon se trajneri i Botafogos është joshur nga projekti në Arabinë Saudite me objektivin për ta zhvilluar edhe klubin edhe ligën në tërësi.

Pas dështimit për ta fituar titullin e Saudi Pro League në sezonin e kaluar (që e fitoi Al-Ittihad), Al Nassr e shkarkoi Rudi Garcian nga detyra.

Lexo po ashtu Zyrtare: Al Nassr shkarkon Rudi Garcian, raportohet për marrëdhënie të tensionuar me Cristiano Ronaldon

Castro do ta drejtojë Botafogon në ndeshjen e Copa Sudamericana kundër Magallanes të premten dhe pastaj do të niset për në Arabinë Saudite, ku e pret projekti i ri.

Ai ka qenë një admirues i Ronaldos për shumë vite dhe tash do ta ketë mundësinë të punojë me të, por edhe emra tjera nga futbolli evropian që po shkojnë drejt superligës saudite të futbollit. /Telegrafi/

Exit mobile version