Telegrafi

Ronaldo: Barcelona është më e mirë se Reali

Ronaldo aktualisht është Lojtari Evropian i Vitit, por portugezi nuk mendon se do të jetë në gjendje ta fitojë këtë trofe edhe këtë vit.

“Të fitosh çmime duhet të kishe fituar tituj edhe me ekipin tënd, andaj mendoj se favoritë për këtë janë lojtarët e Barcelonës: Xavi, Eto’o, Messi po ashtu. Nëse ju fitoni trofe, e meritoni këtë çmim”, ka thënë Ronaldo për France Football.

Ronaldo po ashtu ka thënë se rivali spanjoll Barcelona për momentin është ekip më i mirë se Reali i Madridit.

“Po, është e vërtet. Barcelona ka luajtur futbollin më të mirë. Barcelona edhe tash është më e mirë se Madrid, por pyetja është kush do të jetë i pari në fund të sezonit. Do të shohim. Nuk shqetësohem për të luajtur mirë, dua thjesht të fitoj. Nëse mund t’i bëni të dyja, mirë, por e para është të fitojmë”, ka shtuar portugezi./Telegrafi/