Telegrafi

Ronaldo: Barcelona do të humbë pikë

Barcelona aktualisht mbetet me vetëm një pikë para Realit me edhe katër ndeshje deri në fund të sezonit.

“Shpresoj se me edhe katër ndeshje të mbetura do të ketë disa befasi. Barcelona duhet ta vizitojë Villarrealin dhe Sevillan dhe mendoj se ata do të humbin pikë”.

“Ne, megjithatë, jemi të fuqishëm dhe mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet që i kemi përpara. Për mua të mos fitosh asgjë është sikur të humbasësh vitin, por besoj se ne mund ta fitojmë ligën”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/