Site icon Telegrafi

Ronaldo barazon Ali Daein, drejt rekordit si golashënuesi më i mirë në histori për kombëtare

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola për Portugalinë kundër Francës, duke e barazuar rekordin e të gjitha kohërave të Ali Daei me 109 gola për kombëtare.

Ylli i Juventusit gjuajti dy penallti përballë Hugo Lloris në mbrëmjen e sotme të Euro 2020.

Këto ishin golat e 108-të dhe 109-të për Portugalinë, duke e barazuar rekordin ndërkombëtar të 109 golave të sulmuesit nga Irani, legjendës Ali Daei.

Ishte goli i tij i pestë në vetëm tre ndeshje të Euro 2020, pasi kishte gjetur edhe rrjetën kundër Gjermanisë dhe Hungarisë (dy herë).

Ronaldo ka zhvilluar 178 ndeshje për të arritur shifrën e 109 golave, krahasuar me 145 paraqitjet e Daei për Iranin. /Telegrafi/

Exit mobile version