Cristiano Ronaldo ka arritur në një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve pas golit të shënuar kundër Bayer Leverkusen të martën mbrëma.
Ronaldo shënoi në minutën e 88-të për të vulos shkëlqimin e tij në një fitore të rehatshme 3-0 të Juventusit në Allianz Stadium në kuadër të Grupin D.
Ky gol i yllit portugez nuk ishte thjeshtë i treti në ndeshje, pasi Ronaldo kapi një tjetër rekord në garën më të madhe ekipore në Evropë.
▪️ Overtakes Iker Casillas for most #UCL wins in history (102)
▪️ Equals Raul for most UCL opponents scored against (33)
▪️ Scores in 14th consecutive UCL seasonThe Champions League belongs to Cristiano Ronaldo ✨ pic.twitter.com/0RZd7G1nf9
— B/R Football (@brfootball) October 1, 2019
Me këtë gol, Ronaldo arrin në shifrën e shënimeve kundër 33 kundërshtarëve të ndryshëm në Ligën e Kampionëve.
Kështu, sulmuesi i Juventusin ka barazuar rekordin e vendosur nga legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez.
33 – Cristiano Ronaldo has scored to the joint-most different teams in Champions League: 33, equalling the record of Raúl. Collector.#JuveB04 #JuveBayer pic.twitter.com/kUFY0r9LjS
— OptaPaolo (@OptaPaolo) October 1, 2019
Megjithatë, Ronaldo nuk mund të rrijë shumë i rehatshëm, pasi rivali i tij i madh Lionel Messi ka shënuar kundër 32 skuadrave të ndryshme në karrierën e tij në Ligën e Kampionëve.
Ylli i Barcelonës mund të barazojë gjithashtu rekordin e Ronaldos shumë shpejt, pasi sot (e mërkurë) luan ndaj Interit – një ekip kundër të cilit Messi ende nuk ka gjetur rrjetën. /Telegrafi/
https://twitter.com/ftblNamra/status/1179186284633497601