Telegrafi

Ronaldo, baba edhe në fitnes: “Talent, punë dhe përkushtim”

Cristiano Ronaldo ka ndarë një imazh në rrjetet sociale duke treguar se është sportist dhe baba i përkushtuar njëkohësisht.

Ai shfaqet duke ushtruar në fitnes i shoqëruar me djalin e madh dhe një nga binjakët.

Fotografinë e ka shoqëruar me një mesazh drejtuar dy fëmijëve të tij, por gjithashtu edhe gjithë tifozëve që e shikojnë atë si idhull.

“Duke mësuar dy fëmijët e mi. Me talent, punë dhe përkushtim, është mënyra e vetme për t’u bërë numër një”, shkruan Ronaldo në Instagram.

Imazhi është shoqëruar në fund me dy zemra dhe flamurin e Portugalisë.

Vlen të theksohet se dy binjakët e portugezit quhen Eva dhe Mateo dhe janë lindur nga një nënë surrogate. /Telegrafi/