Site icon Telegrafi

Ronaldo: Asgjë nuk ka mbaruar, Reali nuk do ta ketë të lehtë ndaj Bayernit

(Foto: Getty Images)

Fenomeni brazilian, Ronaldo, ka folur para ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Real Madridit dhe Bayern Munichut, duke thënë se është një sfidë e rrezikshme për Los Blancos.

Gjatë pjesëmarrjes në programin spanjoll, El Larguero, ish-sulmuesi i Mbretërve ka folur për disa tema, ndërsa ka thënë se nuk do të jetë në Santiago Bernabeu, sepse i pëlqen ta shikojë ndeshjen në shtëpi.

(Foto: Getty Images)

“Më pëlqen ta shikoj ndeshjen në shtëpi, në mënyrë që ta kontrolloj veten me mirë”.

Lexo po ashtu Lajmet për fenomenin Ronaldo

Bayerni është një ekip i shkëlqyer, asgjë nuk ka mbaruar. Cilido nga lojtarët mund ta ndëshkojë Real Madridin, do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”.

“Historia ndërmjet Real Madridit dhe Bayernit është e gjatë; janë kundërshtarë shumë të veçantë dhe takimi (i të martës) do të jetë po ashtu i veçantë, sepse jemi në kërkim të trofeut të tretë të Ligës së Kampionëve brenda tre vitesh, diçka që nuk besoj se do të ndodhë në një të ardhme të afërt”, ka deklaruar Ronaldo.

(Foto: Getty Images)

“Me krenari e përmend emrin e Real Madridit gjithkund në botë. Kam pasur çaste fenomenale të Madridi dhe akoma e dua klubin”.

“Jam dhe kam qenë një admirues i madh i Zidane. Jam shumë i lumtur, sepse e kam përcjellë për një kohë të gjatë, madje edhe kur ka qenë te Castilla (trajner i të rinjve të Realit), e kam vizituar”, ka thënë më tej fenomeni. /Telegrafi/

Exit mobile version