Telegrafi

Ronaldo i artë ndaj Sevillas, shënon golin e dytë për nëntë minuta (Video)

Ronaldo po lidhet me një largim nga Real Madrid (Getty Images)

Cristiano Ronaldo ka realizuar golin e dytë brenda nëntë minutash ndaj Sevillas.

Me këtë gol, Reali ka epërsi prej 3-0 ndaj Sevillas qysh në pjesë të parë.

Superylli i Real Madridit konvertoi suksesshëm një penalti pas një prekje me dorë në zonë nga një lojtar i Sevillas.

Beteja e Sevillas duket e humbur dhe vetëm rezultati do të jetë enigmë.

Ndryshe, Ronaldo pritet të kërkojë edhe hettrikun në këtë takim në pjesën e dytë.

Real Madridi më parë kaloi në epërsi me Nachon në start të takimit.

Me fitore, Reali afrohet në pesë pikë me Barcelonën. /Telegrafi/