Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, sot do ta zhvillojë ndeshjen e 400-të me fanellën e Los Blancos.
Prej ardhjes së portugezit te Real Madridi, ai nuk është ndalur së luajturi duke e shkruar emrin në listën e legjendave të klubit mbretëror.
Portugezi ka luajtur 267 ndeshje në La Liga, 30 në Copa del Rey, 90 në Ligën e Kampionëve, dy në Superkupën e Evropës dhe katër në Kupën e Botës për klube.
Vetëm 22 lojtarë t Real Madridit kanë arritur këtë shifër, me mbi 400 ndeshje në 115 vjet histori.
Në krye të listës është Raul Gonzalez që ka arritur të luajë 741 ndeshje me Real Madridin.
Ronaldo ka shifra të frikshme me 409 gola në 399 paraqitje.
Para Ronaldos janë Roberto Carlos me 527 ndeshje dhe Marcelo me 416 ndeshje.
Portugezi ka ardhur te Reali në vitin 2009 nga Manchester United për një shifër rekord në atë kohë 94 milionë euro. /Telegrafi/