Telegrafi

Ronaldo arrin në stërvitje me sy të nxirë (Video)

Cristiano Ronaldo shënoi dygolësh në fitoren 7-1 ndaj Deportivo de Corunas në La Liga.

Por, për portugezin ky takim nuk ishte edhe aq aventurë e mirë, sepse ai pësoi një lëndim në fytyrë nga lojtari kundërshtarë teksa shënoi golin.

Lexo po ashtu Në tentim për të shënuar, CR7 përgjaket në fytyrë nga mbrojtësi i Deportivos, pastaj e shfrytëzoi telefonin për të shikuar gjendjen e tij (Foto/Video)

Por, kjo nuk e ka ndalur CR7 që të paraqitet me kohë në qendrën stërvitore Valdebebas.

Teksa ai ishte në veturë, shikohej qartë syri i nxirë dhe një fashë e bardhë.

Statistikat e Cristianos ndaj Deportivos: 30 (97%) pasime të kompletuara, shtatë gjuajte, tre driblime të suksesshme, dy gola, një shans i krijuar dhe një asistim.

Këtë sezon Ronaldo në La Liga ka shënuar gjashtë gola dhe tre asistime. /Telegrafi/