Telegrafi

Ronaldo arrin marrëveshje për detajet e kontratës

Më herët pati pengesa në arritjen e kësaj marrëveshje për shkak të të drejtave të imazhit të lojtarit, me ç’rast Los Merengues dëshironin ndarjen e fitimeve gjysmë për gjysmë, ndërsa agjenti i portugezit Jorge Mendes dëshironte të nxirrte 60% të fitimeve në favor të klientit të tij.

Edhe pse nuk është bërë e ditur përqindja që do të fitojë Reali dhe përqindja që do të fitojë Ronaldo nga reklamat, mësohet se marrëveshja është arritur dhe tash pritet vetëm transferimi zyrtar i Cristiano Ronaldos te Real Madridi, për të cilin Mbretërit do të paguajnë 80 milionë funte (94 milionë euro).