Cristiano Ronaldo thuhet se i ka kërkuar agjentit të tij rikthimin te Manchester Unitedi.
Sulmuesi portugez është afër largimit të tij nga Real Madridi, pasi është lodhur nga akuzat e vazhdueshme për ikje të taksave prej 14.7 milionë eurove.
Me të kuptuar dëshirën e tij për largim, shumë skuadra të mëdha evropiane janë vënë pas tij, por si duket portugezi e ka ndarë mendjen.
Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio, prioritet i Ronaldos është që të kthehet në Manchester United.
Gazetari italian thekson se CR7 i ka kërkuar agjentit të tij Jorge Mendes të bëjë ‘çdo gjë që mund’ për ta bërë rikthimin e mundur.
Paris Saint-Germain janë të gatshëm të shpenzojnë gjithçka që duhet për të nënshkruar yllin e Real Madrid, por Ronaldo, do të preferonte të kthehej në Old Trafford ku pati gjashtë vite të jashtëzakonshme dhe të suksesshme në karrierën e tij. /Telegrafi/