Telegrafi

Ronaldo 3-2 Zidane (Video)

Takimi i zhvilluar në Arena Gremio kishte për qëllim grumbullimin e parave për të ndihmuar të varfrit, ndërsa krahas dy të mëdhenjve të futbollit, pati emra, si Neymar, Paulinho, Emerson, Lucas Moura, Dida, Roberto Carlos, Karembeu, Sorin, Bebeto e shumë të tjerë.

Në minutën e 37-të, ekipi i Ronaldos kaloi në epërsi me anë të Bebetos, ndërsa asistues ishte Neymar. Falcao (jo Radamel) e barazoi rezultatin për skuadrën e Zizu (61’).

Me një supergol të shënuar me vole me të majtën (66’), Zidane tregoi se akoma nuk i ka humbur reflekset.

Pas një aksioni klasik, Caca Ferrari e solli sërish në nivel ndeshjen (80’), kurse golin e fitores, që ishte po ashtu i bukur, e shënoi Leandro Damiao (87’). /Telegrafi/