Telegrafi

Ronaldinhos i vazhdohet arresti shtëpiak në Paraguai nën akuzat për skandalin me pasaportë false

(Foto: Twitter/Screenshot)

Ronaldinho do të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpiak në Paraguai, pasi apeli i tij është rrëzuar nga autoritetet e vendit.

Në muajin mars, legjenda brazilian së bashku me vëllain e tij Roberto de Assis ishin futur me pasaporta false nga Brazili në Paraguai me jahtin privat.

Dyshja kishin kaluar 32 ditë në burg, ku më pas paguan një shumë mbi një milion euro për t’u larguar së paku në arrest shtëpiak.

Ronaldinho u vendos në një hotel luksoz në Paraguai, aty ku vazhdon të qëndrojë, derisa i ndalohet të largohet jashtë rrethojave të tij.

Por, avokati i tij ka apeluar një vendim që ai të mbrohet në liri nga Brazili dhe të paraqitet në raste se gjykata e thërret.

Një apel i tillë është refuzuar nga gjykatat e Paraguait, pasi sipas tyre ekziston rreziku që ai të mos paraqitet më. /Telegrafi/