Telegrafi

Ronaldinho zgjedh lojtarin më të mirë kundër të cilit ka luajtur: Ai ishte gjithmonë mbrojtësi më i kompletuar

Ish-futbollisti më i mirë në botë, braziliani Ronaldinho, thotë se ish-mbrojtësi i Milanit, Paolo Maldini është kundërshtari më i vështirë ndaj të cilit ka luajtur.

Ronaldinho thotë se është i lumtur sepse pati mundësinë të ndante dhomën e zhveshjes me një njeri që e konsideronte si idhull dhe se është edhe më i lumtur që ata janë miq edhe sot.

“Lojtari më i mirë kundër të cilit kam luajtur ishte Paolo Maldini. Ai ishte gjithmonë mbrojtësi më i kompletuar që kam parë ndonjëherë”.

“Unë kam pasur fat që luajta me të në të njëjtin ekip. Sot jemi miq dhe imagjinoni sa i lumtur jam, jam mik me një njeri që ishte një idhull”, ka thënë Ronaldo.

 

I pyetur se kush është bashkëlojtari i tij më i mirë me të cilin ka ndarë dhomën e zhveshjes, braziliani nuk ka arritur të veçojë asnjë emër.

“Është një pyetje e vështirë, kam pasur fatin që të jem në një ekip me shumë lojtarë të mëdhenj, ndaj është shumë e vështirë të zgjedhësh vetëm një”, ka thënë Ronaldinho.  /Telegrafi/