Telegrafi

Ronaldinho vazhdon t’i turpërojë anglezët (Video)

Ronaldinho vazhdon ta ketë fiksim turpërimin e kundërshtarëve anglezë, ndërsa këtë herë e ka bërë para tifozëve në Old Trafford.

36-vjeçari mori pjesë në një ndeshje bamirësie, ku luante ndaj disa prej lojtarëve më të mirë të gjeneratës së tij.

Në një moment të ndeshjes, ai ia futi topin nën këmbë prezantuesit televiziv, Ben Shepherd, ndërsa të njëjtën gjë ia bëri edhe ish-futbollistit të Manchester Unitedit, Phil Neville.

Në këtë mënyrë, braziliani ua ka rikujtuar anglezëve turpin nga Kampionati Botëror i vitit 2002, kur i kishte shënuar një gol fantastik David Seamanit nga gjuajtja e lirë. /Telegrafi/