Ronaldinho ka zbuluar se mamaja e tij e dashur po lufton për jetë pasi u infektua me coronavirus.
Legjenda braziliane, 40 vjeç, kërkoi nga tifozët të lutet për Miguelina Eloi Assis dos Santos pasi u pranua në kujdesin intensiv në spital.
71 vjeçarja është duke u trajtuar në spitalin Mae de Deus në qytetin jugor të Brazilit, Porto Alegre.

Ronaldinho, i cili rezultoi pozitiv për COVID-19 në fund të tetorit, në një postim në Twitter shkroi: “Të dashur miq. Nëna ime është infektuar me coronavirus dhe tani po luftojmë që ajo të shërohet”.
“Ajo është në kujdes intensiv dhe po merr gjithë kujdesin që i nevojitet”.
“Unë jam mirënjohës për lutjet tuaja, energjinë tuaj pozitive dhe afeksionin që keni treguar gjithmonë. Qëndro e fortë, nënë”, vazhdoi ai.
Derisa ishte në arrest shtëpie në një hotel luksoz në Paraguai për një skandal të rremë të pasaportave në fillim të këtij viti, Ronaldinho pranoi se gjëja e parë që do të bënte pasi të lirohej do të ishte që ‘t’i jepte mamasë një puthje të madhe’.

Ai shtoi: “Ajo ka qenë duke përjetuar një kohë të vështirë që nga fillimi i krizës së coronavirusit”.
Në vitin 2013, futbollisti pranoi se ishte afër largimit nga futbolli kur jeta e nënës së tij ishte në rrezik për shkak të kancerit.
I njëjti po luante për Flamengo kur ajo u sëmur në 2012.
Pasi u shërua, Ronaldinho deklaroi “Kur nëna ime u sëmur, unë thashë se nuk do të isha në gjendje të vazhdoja më të luaja futboll”. “Mendova se kishte ardhur koha të ndaloja dhe të kujdesesha për të”. /Telegrafi/