Braziliani Ronaldinho ka konfirmuar se djali i tij 17 vjeçar, Joao Mendes, do të nënshkruajë kontratë me Barcelonën.
Futbollisti i ri e kaloi provën në klubin ku babai i tij është një legjendë dhe do të përpiqet të përmbushë pritshmëritë e mëdha në “Camp Nou”.
“Mund të konfirmoj se Joao do të nënshkruajë për Barcelonën. Barcelona ka qenë gjithmonë pjesë e jetës dhe e zemrës sime, dhe tani ajo histori vazhdon përmes djalit tim”, ka thënë Ronaldinho për RAC1.
¡A continuar con la leyenda! ⚽🔵🔴
Ronaldinho anuncia que su hijo, Joao Mendes, fichará por el Barcelona. El próximo 25 de febrero cumplirá 18 años 🤙🇧🇷✨ pic.twitter.com/koedpgFPFk
— AS México (@ASMexico) February 7, 2023
Joao luan në pozicionin e sulmuesit dhe në moshën 14 vjeçare nënshkroi për Cruzeiron. Teksa luante për Cruzeiro, ai fshehu identitetin e tij për një kohë të gjatë për të mos marrë avantazh ndaj lojtarëve të tjerë vetëm sepse babai i tij është një legjendë.
Mediat braziliane shkruajnë se ai donte ta ndërtonte rrugën e tij vetëm me meritat e tij dhe kështu mori vendimin për të shkuar në Barcelonë për provë.
Megjithatë, ai është ende larg të luajturit për Barcelonën, e lëre më të tejkalojë arritjet e babait të tij.
Kujtojmë se Ronaldinho ka luajtur 210 ndeshje për Barcelonën në të cilat ka shënuar 95 gola dhe ka fituar Ligën e Kampionëve dhe dy tituj të La Ligas. /Telegrafi/