Telegrafi

Ronaldinho të startojë për Brazilin

Ronaldinho së fundmi luajti shkurtin e kaluar në ndeshjen e Brazilit ndaj Bosnjës, por tani është ftuar nga Scolari dhe është titullar në formacionin preliminar të zbuluar nga Scolari.

“Unë nuk e kam planifikuar të luaj ndaj Anglisë, por ja që ndodhi. Stili im i lojës mbetet i njëjtë, nuk kam ndryshuar aspak. Jam i njëjti. Ndjej kënaqësi që do të luaj në Evropë, ku nuk kam luajtur një kohë të gjatë”, ka theksuar Ronaldinho.

Formacioni i mundshëm i Brazilit ndaj Anglisë: Julio Cesar; Dani Alves, David Luiz, Dante, Adriano; Ramires, Paulinho, Oscar; Ronaldinho, Neymar, Luis Fabiano.

/Telegrafi/