U flit se Ronaldinho mund ta vazhdojë karrierën te skuadra që përjetoi tragjedi pas aksidentit ajror, Chapecoense.
Spekulimet e shumta i ka shuar vëllai i legjendës së futbollit brazilian, Roberto Asis.
“Nuk ka pasur diskutime. Është e vështirë që tani të flitet për këtë, por e rëndësishme është se Ronaldinho është i gatshëm të ndihmoi Chapecoense në çdo mënyrë”, deklaroi Asis.
Flitej që pos Ronaldinhos, Chapecoenses do t’i bashkohet edhe Juan Riquelme e Leite Kaka.