Telegrafi

Ronaldinho shumë pranë largimit

Sipas Il Corriere dello Sport, Ronaldinho është vonuar në Milanello për një ditë të tërë, për shkak se vendosi të shkonte në një festë të një diskoteke në Rio de Janeiro. Kjo gjë shkaktoi dhe vonesën e tij, e që natyrisht ka zgjuar spekulime.

Ronaldinho do të aterojë në Malpensa me dy oferta, një nga LA Galaxy dhe një nga Flamengo, por pa përfshirë ndonjë kompensim për Milanin. Nga ana tjetër, këta të fundit kërkojnë 10 milionë euro për mjeshtrin brazilian. Tani thuhet se Milani po kërkon klube të pasura në Ukrainë dhe Rusi që janë të interesuara për Dinhon. /Telegrafi/