Site icon Telegrafi

Ronaldinho shumë pranë Cityt

La Gazetta dello Sport pohon se Ronaldinho është ngopur nga drejtuesit e Milanit dhe zvarritjet e tyre për zgjatjen e kontratës edhe pse Dinho ka pranuar një shkurtim të pagës prej 25%.

Si rezultat i kësaj, Ronaldinho ka filluar të mendojë seriozisht një kalim në Ligën Premier, ku do t’i garantohej paga që e ka aktualisht te Milani.

Raportet nga Italia javën e kaluar thoshin se Ronaldinho ishte pranë nënshkrimit të kontratës, por tërheqja e Milanit në momentet e fundit ka bërë që spekulimet për një largim të Ronaldinhos të rriten. /Telegrafi/

Exit mobile version