Telegrafi

Ronaldinho: Rooney do ta përmirësonte çdo kombëtare

Duke folur për ndeshjen miqësore ndaj Brazilit dhe Anglisë që do të luhet për nder të 150 vjetorit të Federatës së Futbollit të Anglisë, Ronaldinho e ka lëvduar Rooneyn, dhe ka pasur fjalë të mira edhe për Paul Scholesin, Frank Lampardin dhe Ashley Cole.

“Rooney është një futbollist që më pëlqen shumë. Nuk ka asnjë kombëtare që nuk do ta përmirësonte ai. Ashley Cole është mbrojtës fantastik gjithashtu. E kam parë atë duke i mbajtur të qetë lojtarët më të mirë të botës”.

“Ka aq shumë lojtarë të mirë anglez, si Paul Scholes, Frank Lampard, Ashley Cole, Wayne Rooney, të gjithë këta lojtarë në ditën e tyre më të mirë, mund të luajnë në çdo skuadër të botës”, ka thënë magjistari i topit, Gaucho. /Telegrafi/