Telegrafi

Ronaldinho premton gola dhe luftë për Scudetto

Me gjashtë ndeshjet e mbetura, Ronaldinho ndjen se Milani ka kapacitet për të spastruar nga rruga Interin.

“Jam vërtet mirë dhe tani kemi edhe gjashtë ndeshje të cilat janë, të gjitha të rëndësishme. Të gjitha ndeshjet e mbetura janë si finale për ne. Por, ne kemi ende gjasa që ne të themi fjalën e fundit. Ne do të duhet të tentojmë të fitojmë sa më shumë pikë që është e mundshme në mënyrë që ta fitojmë titullin në fund”.

“Është me rëndësi të shënoj gola, por detyra ime është që të asistoj te bashkëlojtarët. Jam i kënaqur me atë që po bëj dhe nuk më mungon festa për golat e mi. Jam i lumtur, por dua t’u rikthehem golave” ka thënë Dinho për Milan Channel. /Telegrafi/