Site icon Telegrafi

Ronaldinho po e fillon karrierën prej politikani

Futbollisti legjendar brazilian Ronaldinho ka zgjedhur një sfidë të re në jetë.

Një nga futbollistët më të mirë të botës të të gjitha kohërave do të fillojë të merret me politikë.

Braziliani po planifikon të kandidojë për senatin Minas Gerais, i cili vend gjendet në brigjet juglindore.

Ronaldinho e ka fituar në vitin 2002 Kupën e Botës

Ronaldinho do të shfaqet si kandidat i partisë Patriot për zgjedhjet nacionale braziliane, shkruan gazeta “O Globo”.

Udhëheqësi i partisë, Patriot, Jair Bolsonaro planifikon të rikandidojë për presidentin e partisë dhe nëse fiton, do t’i propozojë 37-vjeçarit të kandidojë për senator.

Theksojmë se zgjedhjet nacionale në Brazil do të mbahen në tetor të vitit të ardhshëm.

Futbollisti ka luajtur 97 ndeshje për përfaqësuesen Gauçose dhe ka shënuar 33 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version