Telegrafi

Ronaldinho përjetë te Milani

“Fjalët e Berlusconit na kanë dhënë kënaqësi enorme. Ne gjithnjë kemi pasur respekt të madh për Berlusconin. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Milanin dhe sa më shumë shkojmë përpara aq më mirë për të gjithë. Dëshira e jonë është sikurse e Berlusconit”.

“Së shpejti do të shihem me Gallianin. Raportet janë të shkëlqyera dhe ne do të bisedojmë rreth kontratës. Nuk pres ndonjë problem dhe nuk nxitohemi për të rinovuar. Vëllai im është lojtar i Milanit dhe ai është i kontraktuar nga ata. Nëse ka klube tjera të interesuara atëherë le të flasin me Milanin, jo me ne”, ka thënë De Assis për Il Corriere dello Sport. /Telegrafi/