Telegrafi

Ronaldinho: Më pëlqen Napoli, por Juventusi duhet mundur

Ish ylli i Milanit, Ronaldinho, ka thënë se Napoli është një skuadër e madhe dhe njëra ndër më të mirat në Itali.

Dinho ka folur në një konferencë para një ndeshje bamirësie ku do të zbres në fushë në Olimpico pas gjashtë vitesh.

Ai ka bërë një analizë për Serien A.

“Napoli është skuadër e madhe, një nga më të mirat në futbollin italian. Më pëlqejnë shumë ata, por unë jam plakur”.

“Juve? Futbolli italian është i vështirë, por ka shumë ekipe të mira që do të mundohen ta marrin titullin nga ata” , ka thënë Ronaldinho. /Telegrafi/