Legjenda braziliane, Ronaldinho e ka quajtur Neymarin si trashëgimtarin e tij dhe si yllin e ekipit të Kombëtares së Brazilit.
Fituesi i Topit të Artë në vitin 2005 ishte një ikonë për ekipin kombëtar dhe i ndihmoi ata të fitonin Kupën e Botës në vitin 2002 dhe Copa America më 1999.
Brazili ngriti Copa America në vitin 2019 me Neymarin e dëmtuar, dhe ylli i Paris Saint-Germain ishte i zhgënjyer në finale e së shtunës pasi Argjentina mposhti Selecaon me rezultat 1-0 për të fituar titullin.
Por, Ronaldinho beson se sulmuesi 29-vjeçar ka zënë vendin e tij si legjendë e Brazilit.
“Po, pa dyshim, ai është trashëgimtari im”, ka thënë fillimisht Ronaldinho për France Football.
“Ai është lojtari ynë kryesor, idhulli i brazilianëve”.
“Ai nuk e ka humbur guximin, driblimin e tij dhe është gjithmonë kënaqësi ta shoh atë në fushë”, përfundoi legjenda braziliane. /Telegrafi/