Telegrafi

Ronaldinho: Ndihem krenar që frymëzoj yje si Pogba dhe Sterling

Legjenda e Barcelonës, Ronaldinho është krenar që konsideruar një frymëzim për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba dhe atë të Manchester Cityt, Raheem Sterling.

Të dy mesfushorët e gjigantëve anglez më parë kanë folur për të kaluarën e tyre, se si ata kanë idolizuar sulmuesin brazilian, transmeton Telegrafi.

Fituesi i Kupës së Botës ishte një superyll në kohën e tij, duke fituar dy herë çmimin e ‘Futbollistit të Vitit’ gjatë magjisë së tij të paharrueshëm në Camp Nou dhe kjo ka bërë që ai të bëhet inspirim për të rinjtë.

Lexo po ashtu Ronaldinho kthehet te PSG, por vetëm për vizitë (Foto)

“Është shumë emocionuese për mua që të jem frymëzim për lojtarë të klasit botëror – si Pogba dhe Sterling”, ka thënë fillimisht Ronaldinho për FourFourTëo.

“Këta dy janë tashmë ndër më të mirët në botë dhe është e madhe për të parë ata teksa shënojnë gola dhe që i bëjnë njerëzit të duan sportin edhe më shumë”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/