Telegrafi

Ronaldinho mohon se do të martohet njëkohësisht me dy të dashurat

Ronaldinho është raportuar se do të martohet me vajza në të njëjtën kohë.

Sipas mediave ndërkombëtare, ish-futbollisti brazilian do të martohet me Priscilla Coelhon dhe Beatriz Souzan.

Por, tashmë ka reaguar edhe 38-vjeçari duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se për momentin nuk po mendon të martohet.

Ai tha se “lajmi për martesën e tij, është një gënjeshtër e madhe”, por la të hapur mundësinë e një martesë në të ardhmen.

Krahas bujës mediatike, nëse do të realizonte këtë martesë, fituesi i Topit të Artë, do të kishte edhe telashe ligjore, pasi në Brazil poligamia është një krim që dënohet me 6 vjet burg.

Ndryshe, braziliani është duke vijuar shkollimin për trajner dhe se mund ta merr drejtimin e ndonjë skuadër. /Telegrafi/