Telegrafi

Ronaldinho mendon për pensionim

Dy herë fituesi i çmimit të lojtarit më të mirë të shpallur nga FIFA, u transferua te Milani vitin e kaluar, mirëpo duke mos arritur ta shfaqte atë që bëri disa vite më parë te Barcelona.

Forma e tij ka qenë objekt kritike, dhe veç tjerash ai nuk arriti t’i bindë tifozët ta harrojnë emrin e Ricardo Kaka, ashtu siç dëshironte presidenti Silvio Berlusconi.

Prandaj forma e dobët e ka bërë të mendojë për t’u larguar nga futbolli, ose eventualisht të kthehet në vendlindje, sikurse Ronaldo dhe Adriano.