Ronaldinho ka thënë se Gabriel Martinelli po ja kujton atij Ronaldo Fenomenin me lëvizjet e tij.
18-vjeçari po shkëlqen te Arsenali duke shënuar dhjetë gola në 21 paraqitje në të gjitha garat, e që golin ndaj Chelseat në javën e kaluar ishte diçka speciale.
Ronaldinho ka thënë se bashkëkombësi i tij ka cilësi të ngjashme me ato të Ronaldo Nazarios, shkaku se të dy luajnë një lojë të ngjashme.
“Ne si brazilian jemi të lumtur me të dhe të ardhmen e tij. Është diçka kur ke talent, një gjë tjetër kur ke edhe besimin si 18-vjeçar”, ka thënë ai në një intervistë për Mirror.
“Ai ma kujton Ronaldon në sezonin e tij të parë në Evropë kur shënoi 30 gola dhe njerëzit filluan të thoshin: Kush është 18-vjeçari brazilian?”.
“Ai e donte topin, kalonte lojtarë, nuk kishte frikë ndaj lojtarëve apo skuadrës ndaj të cilës luante – dhe këtë gjë e shoh te Martinelli”, ka shtuar më tej ai.
Martinelli ende nuk ka debutuar te Brazili, por që Ronaldinho ka insistuar se ai do të ftohet nga trajneri Tite shumë shpejtë. /Telegrafi/